Moti nëpër gojëdhëna
Moti nëpër gojëdhëna
Megjithëse, tek ne mungojnë kronika të shkruara për motin dhe ndryshimet klimatike, nga gojëdhënat lidhur me këtë fushë, janë ruajtur vlerësime për shumë dukuri natyrore.
Në të kaluarën, megjithëse janë përcjellë me shumë interes dukuritë natyrore, mbajtja e shënimeve ka munguar, por gojëdhënat jetojnë. Edhe sot, kur informimi ka përmasa globale, kur brenda pak sekondash informacioni bartet dhe transmetohet tek të katër anët e botës, gojëdhënat e dikurshme dëshmojnë vërtetësinë e tyre në shumë raste.
***
Eruditët tanë kanë ditur për rolin e satelitit të vetëm të Tokës edhe atëherë kur nuk njihnin shkrim-leximin.
Qysh në kohën e lashtë edhe populli jonë, si shumë popuj të tjerë, ka ditur për rolin e Hënës në ndryshimin e motit. Thuhet se “Hënë pa Hënë nuk ka”. Ky mendim lidhet me llogaritjen e kohës, përkatësisht muajit. Të mençurit kanë ndjekur dhe shikuar mirë pozicionet e Hënës. Kanë llogaritur mirë kur Hëna bëhet e re dhe kur soset ajo. Është ndjekur mirë plotësimi gradual i saj dhe pozita e atij fanari magjik që ndryshon madhësinë (e dukshme) çdo ditë.
.
No comments:
Post a Comment